Sonte super finalja Brazil – Spanjë

Spanja kërkon trofeun e vetëm që i mungon, atë të Kupës së Konfederatave, kurse Brazili kërkon të rritet dhe të konfirmohet si skuadër para Botërorit, që vitin tjetër do të mbahet në Brazil.

E për këtë të dy ekipet do të kenë rastin të dëshmohen në finalen e Kupës së Konfederatave, që do të luhet në orët e para të së hënës (00:00) në “Maracana” të Rio de Janeiros.

“Gjëja e vetme që na ka mbetur për ta konfirmuar forcën tonë është që ta mposhtim Brazilin. Finalja e Kupës së Konfederatave është një rast shumë i mirë dhe besoj se do ta rrëmbejmë trofeun për ta kompletuar koleksionin e trofeve në kabinetin tonë”, është shprehur mesfushori i Barcelonës, Fabregas.

Bashkëlojtari i tij te Barcelona, Dani Alves, po ashtu shpreson të prekë trofeun e Kupës së Konfederatave.

“Ne do të dalim dhe do të fitojmë për popullin tonë”, u shpreh Alves. “Duam të mposhtim kampionen e botës dhe të Evropës. Është me rëndësi për ne të tregojmë se kemi një ekip të fortë edhe për vitin tjetër”.

Po sot, duke filluar nga ora 18:00, Italia dhe Uruguai do të luajnë për vendin e tretë në Kupën e Konfederatave. 

Lajme të ngjashme

Back to top button