RMV, 139 shkelje në komunikacion në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) informon se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me kontrollet e intensifikuara të aksionit në fushën e komunikacionit në qytetin e Shkupit ku janë vendosur gjithsej 139 sanksione, transmeton Portalb.mk.

Nga gjithsej 139 sanksione, 23 sanksione janë vendosur për tejkalim të shpejtësisë së lejuar, 26 kundërvajtje të kryera nga këmbësorët, 15 për vozitje pa patentë shofer, 7 për përdorim të telefonit celular, 5 për shoferët e rinj, 7 për shkeljet e kryera nga drejtuesit e motoçikletave dhe 36 për parkimin e paligjshëm.

Nga MPB  njoftojnë se kontrollet e trafikut do të vazhdojnë, dhe u bëjnë apel qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisin sigurinë në komunikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button