Nigeri, numri i viktimave nga epidemia e kolerës në provincën Katsina është rritur në 75
Numri i personave që humbën jetën nga epidemia e kolerës në provincën Katsina të Nigerisë është rritur në 75, transmeton Anadolu Agency (AA).
Komisioneri Shtetëror i Shëndetit në provincën Katsina, Yakubu Danja, njoftoi se brenda tre ditëve nga epidemia që u përhap në pjesë të ndryshme të shtetit humbën jetën 25 persona.
Danja po ashtu njoftoi se në provincë që nga 5 maji i këtij viti janë diagnostikuar 1.534 raste të kolerës.
Duke theksuar se ilaçet urgjente dhe furnizimet mjekësore janë dërguar nëpër rajone, Danja u bëri thirrje banorëve të jenë vigjilentë kundër epidemisë.
Teksa epidemia vazhdon në Nigeri që nga muaji janar, mjekët filluan grevën me arsyetimin se nuk mund të marrin pagat e tyre.
Pamundësia për të përmbushur nevojën për ujë të pastër dhe për të siguruar ndërhyrje mjekësore në kohë rrit rrezikun e vdekjes nga kolera në Nigeri.
Epidemitë si malarja, poliomieliti, ethet tifoide dhe virusi i majmunit hasen shpesh në këtë vend të Afrikës Perëndimore.