RMV, 87-vjeçari nga Shkupi u kap duke i vënë zjarrin Varrezave Franceze
![Avokatët e familjes Dimoski konsiderojnë se Kërsteski ka merituar dënim më të madh](https://i1.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2014/05/423B35B9AE4233C2F5C9126E619F1265.jpg?fit=400%2C251&ssl=1)
Mëngjesin e djeshëm në rrugën Samoilova në Shkup, policët nga MPB Shkup arrestuan një 87-vjeçar nga Shkupi nën dyshimin se kishte shkaktuar zjarr pranë “Varrezave Franceze” në të njëjtën rrugë, ku digjej bar i thatë, dhe e cila u shua shpejt nga një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve Shkup, transmeton Portalb.mk.
Ai u gjet në vendin e zjarrit dhe pranë tij u gjet një çakmak. Personi H.R. u dërgua në stacion policor dhe pranoi krimin në një bisedë me punonjësit e policisë.
Pasi çështja të dokumentohet plotësisht, akuza e përshtatshme do të ngrihet kundër tij.