Masat nuk i ndajnë njerëzit, por janë të domosdoshme, vlerësoi Filipçe, derisa opozita i kritikoi kufizimet e fundit

Shëndeti publik dhe mbrojtja kolektive janë prioritet, ndërsa masat e miratuara janë vetëm në atë drejtim. Ata nuk e “ndajnë popullin” siç tha çuditërisht lideri i opozitës, por janë të domosdoshme për të mbrojtur qytetarët, punonjësit shëndetësore dhe vetë sistemin shëndetësor. Këto masa aplikohen në shumë vende dhe tashmë janë duke dhënë rezultate. Ky është qëndrimi i ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, pas reagimeve të publikut ndaj masave të reja të miratuara nga Qeveria, raporton Portalb.mk.

“Ndalimi i lëvizjes në pyje nuk i ndan njerëzit në bjeshkatarë dhe ata që nuk merren me bjeshkatari, është mbrojtje nga zjarri. Kushti për regjistrimin e fëmijëve në shkolla me vaksinë të pranuar nuk është ndarje e fëmijëve, por mbrojtja e tyre nga sëmundjet dhe epidemitë. E drejta personale e askujt nuk është mbi të drejtën për mbrojtje kolektive të shëndetit të qytetarëve. Kërkoj përgjegjësi maksimale nga të gjithë, lloji delta po përhapet me shpejtësi. Të dhënat dhe tendencat që i kemi janë shumë serioze. Bëj thirrje për respekt konsekuent të masave ekzistuese për mbrojtje dhe vaksinim masiv”, tha Filipçe.

Ndërkohë, në vend deri më tani janë zbuluar tridhjetë raste të variantit delta, i cili po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, në rajon, kështu që ka shumë të ngjarë që e njëjta të ndodhë në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, lloji delta i SarsKov2 e bën vaksinimin edhe më të rëndësishëm, kështu që sa më shumë qytetarë të jetë e mundur duhet të vaksinohen për të shmangur mbylljen, orën policore të serishme dhe të ngjashme.

“Qytetarët duhet të tregojnë disiplinë të lartë, të vaksinohen, për të mbrojtur veten, familjet, fëmijët, miqtë, kolegët në punë. Po i shpallim masat që do të hyjnë në fuqi, nuk jemi i vetmi vend që do të vendos masa, shumë masa më kufizuese tashmë janë aplikuar në vendet e rajonit, Evropës dhe botës. Në përpjekje për të ruajtur shëndetin publik dhe për të kontrolluar rritjen e shpejtë të numrit të të infektuarve, që paraqet rrezik për mbingarkesë të sistemeve shëndetësore, gjithnjë e më shumë vende po futin në përdorim certifikatë të detyrueshme të vaksinimit për qytetarët e tyre, për përdorim të pa penguar të vendeve dhe shërbimeve publike”, thuhet në deklaratën e ministrisë.

Ata kujtojnë se Danimarka, Austria dhe Hungaria ishin ndër vendet e para që qysh në mars të këtij viti futën në përdorim certifikatat shëndetësore, të cilat në Austri janë ende të domosdoshme për të vizituar restorante, hotele dhe qendra sportive. Masa të tilla janë aktuale edhe në Portugali dhe Irlandë, ndërsa në Luksemburg janë edhe më të rrepta dhe certifikata e vaksinimit është e detyrueshme gjatë hyrje në markete.

“Paraqitja e certifikatat për vaksinimi në objektet e mbyllura  hotelierike hyri në fuqi muajin e kaluar në Greqinë fqinje, me qëllim mbrojtjen e punëtorëve vendas, por edhe numrin e madh të turistëve të huaj që hyjnë në vend gjatë sezonit turistik. Sipas vendimit të Qeverisë së Italisë, nga ana tjetër, për të qëndruar në hapësira të mbyllura, qytetarët duhet patjetër të paraqesin një dokument për vaksinim, se kenë pranuar të paktën një doze, dëshmi për imunizim natyror, gjegjësisht kalimin e virusit ose PCR test negativ, jo më i vjetër se 48 orë. Certifikata e vaksinimit në Itali është e detyrueshme për mësuesit, qytetarët që përdorin transportin publik, për të hyrë në kinema, muze dhe ngjarje sportive, por edhe për mysafirët në restorante. Certifikata do t’iu nevojitet edhe nxënësve, ndërsa personeli që nuk paraqesin dëshmi për imunizim pesë ditë rresht, do të pezullohen nga puna dhe nuk do ta realizojnë të drejtën për të pranuar pagë, sepse do të paraqesin rrezik për qytetarët tjerë”, shpjegojnë ata

Ministria e shëndetësisë informon se, ndryshe nga vendet e tjera ku, për kategori të caktuara profesionesh, vaksinimi është i detyrueshëm, në vendin tonë është e drejtë e zgjedhjes. Sidoqoftë, ne e theksojmë rëndësinë e vaksinimit, prandaj qytetarët që nuk janë vaksinuar deri më tani, janë në mëdyshje, kanë dyshime rreth vaksinimit, të inkurajohen dhe të marrin vaksinën sa më shpejt të jetë e mundur.

“Ministria e Shëndetësisë thekson se vaksinat janë të sigurta dhe efektive, se mbrojnë kundër komplikimeve të sëmundjes dhe që mos të rezultojë me vdekje. Vetëm me imunizim masiv mund të parandalojmë përhapjen e mutacioneve të kovid-19”, theksojnë nga MSH.

Partia opozitare, Alternativa vlerësoi që kufizimet e fundit e shkelin çdo normë të të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Vendimi i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë se Veriut lidhur me masat e reja për parandalim të përhapjes së virusit Covid-19, që të kërkohet vertetim për së paku një dozë të vaksinës që pranuar, në mënyrë që qytetarit t’i lejohet lëvizje e lirë, është dëshmia më e mirë se Qeveria ka marrë një rrugë pa kthim në luftën me Covid-19, ndërsa çmimin për këtë masë  radikale do ta paguajnë qytetarët”, deklarojnë nga Alternativa.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button