Ministria e Shëndetësisë e RMV-së: Prej 416,614 të vaksinuar me dy doza, 167 persona janë infektuar me korona virus

Ministria e Shëndetësisë informoi se deri më 5 gusht, nga 416.614 personat e vaksinuar me dy doza të vaksinës kundër Covid – 19, 167 persona janë infektuar 14 ditë pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, ndërsa vetëm 11 prej tyre janë hospitalizuar, transmeton Portalb.mk.

“Kjo është indikator se numri i të infektuarve nga vaksina është shumë i vogël, gjë që vërteton se vaksina është e dobishme, përkatësisht është mënyrë e vetme të ndryshohet pasqyra për pandeminë. Sipas analizës së fundit në periudhën nga 1 deri më 31 korrik, janë regjistruar gjithsej 809 raste pozitive nga të testuarit për Covid – 19, prej tyre 82 persona janë infektuar pasi kanë kaluar më shumë se 14 ditë pas vaksinimit me dozën e dytë. Kjo tregon për faktin se vaksina është efikase vetëm kur merren dy doza dhe kur nga marrja e dozës së dytë kanë kaluar më shumë se 14 ditë. Vetëm 10 përqind nga të gjitha rastet aktive në korrik, janë infektuar me Covid pas marrjes së dozës së dytë. Mes rasteve pozitive, ka të vaksinuar me Sinofarm, Astra Zeneca, Sputnik V, Pfizer, ndërsa në mesin e tyre ka dhe të infektuar që janë vaksinuar jashtë vendit me vaksinën Moderna”, njoftuan nga ministria.

Në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se, është e rëndësishme që në këtë periudhë qytetarët të tregojnë sa më shumë interes për vaksinimin dhe të vaksinohen, sepse vetëm me imunitet kolektiv mund të parandalohet mutacioni i virusit SarsCov 2 dhe përhapja e shpejtë e tij.

Deri më tani në vend janë detektuar 30-të raste të llojit delta.

“Në shtet ka mjaftueshëm vaksina, ndërsa tani mund të vihet deri te termini për vaksinim në mënyrë më të shpejtë. Momentalisht për dozë të parë kemi 80,000 vaksina Sinovac, 50,000 Astra Zeneca dhe 70,000 Pfizer”, thanë nga kjo ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button