Zjarret në RMV, Angellov: Nuk ka nevojë për shpallje të gjendjes së krizës

Në seancën e mëngjesit të grupit për vlerësim të përbërë nga drejtorët e shërbimeve të inteligjencës, kundërzbulimit, drejtori i Byrosë për Siguri Publike, si dhe drejtorët dhe zëvendësdrejtorët e Qendrës për Menaxhim me Krizave (QMK) dhe Drejtorisë për Mbrojtjen dhe Shpëtim (DMSh) vendosën njëzëri se nuk ka nevojë të shpallet gjendje krize në vend për shkak të zjarreve, transmeton Portalb.mk.

“Pas një diskutimi të gjerë pas rishikimit të situatës aktuale me zjarret, njëzëri vendosëm që nuk ka nevojë të shpallet gjendje krize, por do të jemi në komunikim të përhershme dhe nëse gjërat shkojnë më keq do të mbajmë seancë për të kërkuar shpalljen e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit ku është prekur nga zjarri”, informoi në konferencën e sotme për shtyp ushtruesi i detyrës drejtori i QMK-së Stojançe Angellov.

Ky vendim u mor për disa arsye – së pari pasi Presidenti Stevo Pendarvski dje dha urdhër për vendosjen në sipozicion të Armatës, prandaj falë disa ligjeve dhe akteve nënligjore në këtë kohë mund të përdoren të gjitha burimet në dispozicion të Armatës. Në të njëjtën kohë, shtoi Angellov, kanalet për marrjen e ndihmës ndërkombëtare janë të hapura dhe funksionojnë mirë edhe pa deklarimin e gjendjes së krizës.

Ndryshe, zjarret të cilat shpërthyen mbrëmë në disa lokacione të vendit, gjatë natës janë lokalizuar, por edhe më tutje janë aktivë dhe nuk është mënjanuar plotësisht rreziku nga përhapja e tyre. Në terren janë ekipet zjarrfikëse me automjete dhe mekanizëm, pjesëtarët e Armatës, të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe qytetarët të cilët po ndihmojnë.

Zjarri në Koçan që mbrëmë kërcënonte të përfshijë edhe pjesë të qytetit, ende është aktiv. Nga Njësia territorial zjarrfikëse-Koçan informuan se ka gjasa të mëdha se do të ndërlidhet me vendet e kapluara nga zjarri afër fshatrave Banja dhe Tërkanje, ku ka zjarr prej para disa ditëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button