Zaev: Zjarri në Koçan është lokalizuar
Kryeministri, Zoran Zaev ka informuar se zjarri në Koçan është lokalizuar, falë profesionalizmit të zjarrfikësve e cila arriti nga gjithë shtetu dhe solidaritetit tp qytetarëve, transmeton Portalb.mk.
Ai tha se sistemi ka funksionuar gjatë tërë ditës dhe deri në këtë moment nuk ka persona që janë djegur.
“Do të qëndrojmë me ministrin Filipçe tërë natën në Koçan, ndërsa në Kumanovë vep më janl Nikollovski dhe ministri Spasovski. Nesër në mëngjes pres ndihmë nga fqinjëz, presidenti Pendarovski është dëgjuar me presidentin bullgar Radev, ndërsa unë u dëgjova me presidentin e Serbisë Vuçiq dhe me kryeministrin e Bullgarisë Janev. E ndjekim me kujdes situatën, nuk ka panikë, situata është nën konteoll, pjesa më e madhe e zjarreve janë lokalizuat”, ka shkruar Zaev.
Ndërkohë, qeveria u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos lëvizin në zonat e pyjeve, për shkak të sigurisë personale dhe parandalimit të përhapjes së mëtejmë të zjarreve.
“Gjatë ditës së nesërme (e martë 3 gusht) hyn në fuqi ndalesa e plotë për lëvizje në pjesë pyjore në shtet”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.