Shahpaska: Janë vaksinuar 59 përqind e të punësuarve në çerdhe, ju bëj thirrje edhe të tjerëve të vaksinohen për sigurinë e fëmijëve
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska mbrëmë nga Berova informoi se, deri më tani janë vaksinuar 59 përqind e të punësuarve në çerdhet në vend, ndërsa tendenca është që ai numër të jetë edhe më i madh, transmeton Portalb.mk.
“Puna e çerdhes nuk është ndalur edhe pse ndodhemi në mes të pushimeve vjetore. Në periudhën e kauar i është qasur seriozisht procesit të vaksinimit për çka flet edhe vet numri i të vaksinuarve prej 59 përqind. Ju bëj thirrje edhe 41 përqind të tjerëve të të punësuarve që të vaksinohen që të mund të jetë i sigurt qëndrimi i fëmijëve nëpër çerdhe”, tha Shahpaska.
Ajo theksoi se, momentalisht është kërkuar nga Komisioni për Sëmundje Infektive që të rritet numri i grupeve të fëmijëve të cilët vizitojnë çerdhen. Ministrja theksoi se, nëse lejon gjendja epidemiologjike mund të pritet në kohë më të shpejtë çedhet të punojnë me kapacitet të plotë.