Qeveria miratoi mjete për ndihmë për agjencitë turistike, klubet e natës dhe restoratet për dasma

Qeveria në seancën e mbrëmshme miratoi mjete për ndihmë për turizmin vendor, agjencitë turistike, klubet e natës dhe restorantet për dasma. Për masën për mbështetje të turizmit vendor për punëtorët me të ardhura të ulëta janë miratuar 22,9 milionë denarë shtesë, me çka shuma për pjesën e pare të këtij programi do të jetë 37,9 milionë denarë, transmeton Portalb.mk.

“Me masën e paraparë do t’u mundësohet personave të ciëve të ardhurat mujore të ulëta në familje nuk e kalojnë shumën prej 30 mijë denarë, të shrytëzojnë pushim vjetor në qendrat turistike për rritje të vëllimit të punës jashtë sezonit turistik”, njoftuan nga Qeveria.

Janë miratuar edhe 50,888,000 denarë për ndihmë të 258 agjencive turistike të cilët janë paraqitur në thirrjen për ndihmë financiare.

Qeveria ka dhënë dritë të gjelbër edhe për 8,3 milionë denarë për ndihmë të 17 klubeve të natës në kuadër të programit për ndihmë në ballafaqimin me pasojat nga korona. 107 restorante për dasma do të marrin gjithsej ndihmë prej 51,6 milionë denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button