Frymzim Dauti u shkarkua nga posti i drejtorit të Bibliotekës “Shën Klimenti i Ohrit”

Frymzim Dauti është shkarkuar nga detyra e drejtorit të Bibliotekës Nacionale “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, për shkak të punës që nuk është në përputhje me ligjin dhe statutit dhe në raste të tjera të parapara me Ligj, në bazë të nenit 33, paragrafi 2 të Ligjit për kulturë, transmeton Portalb.mk.

Nga Ministria e Kulturës thonë se për disa muaj inspektime të realizuara nga po kjo minsitri në vitin 2021, janë konstatuar një sërë parregullsi në punën e drejtorit në aspekt të Ligjit për kulturë dhe Ligjit për biblioteka.

“Në bazë të gjendjes faktike të vërtetuar përgjatë inspektimeve, ministrja e Kulturës Irena Stefoska vlerësoi se janë përmbushur kushtet ligjore për shkarkim nga detyra e drejtorit para se t’i skadojë mandati. Deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, për shkak të funksionimit të pandërprerë të Institucionit, është emëruar U.D. i drejtorit nga radhët e të punësuarit”, thuhet në kumtesën e Ministrisë së Kulturës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button