Alioski firmosi për Al Ahlin e Arabisë Saudite

Ezgjan Alioski është zyrtarisht futbollist i ri i skuadrës “Al Ahli” në Arabinë Saudite. Kjo e fundit plotësoi të gjitha kërkesat financiare të Alioskit, para skuadrave të Fenerbahçes dhe Trabzonsporit, transmeton Alsat-M.

Alioski firmosi kontratën 2 vjeçare me Al Ahlin, për të cilën do të përfitojë 5.4 milionë euro në përgjithësi. Skuadrat turke pas bisedimeve të stërgjatura, në fund nuk ofruan më shumë 4 milionë euro për kontratën 2 vjeçare.

Përpos pagesës, Ezgjan Alioski do të përfitojë së paku edhe një milionë euro me vet firmosjen e kontratës, në të cilën ka klauzolë për bonuse shtesë, në varësi të arkëtimit të trofeve me klubin e ri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button