Presidentja Osmani shpalli të hënën ditë zie shtetërore për viktimat e aksidentit tragjik në Kroaci

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të cilët kanë humbur jetën tragjikisht në aksident trafiku në Republikën e Kroacisë, njofton Portalb.

Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, presidentja Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe nesër do të udhëtojë për në Kosovë.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës (MPJD), nga komunikimi me autoritetet kroate njoftoi se nga të dhënat e konfirmuara deri në orën 11:30, si pasojë e një aksidenti tragjik në trafik që ndodhi në Slavonski Brod të Kroacisë kanë humbur jetën 10 persona, bashkëatdhetarë, 44 persona kanë marrë ndihmë mjekësore dhe prej tyre 15 janë me lëndime më të rënda, transmeton RTK.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, do të jetë e angazhuar në orët në vazhdim për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të lënduar dhe për t’iu asistuar bashkatdhetarëve dhe familjarëve të tyre në të gjitha procedurat e nevojshme”, thuhet në komunikatën e MPJD.

MPJD-ja shprehu keqardhje të thellë për humbjen e jetëve të bashkatdhetarëve tanë dhe i shprehu ngushëllime të sinqerta familjarëve të viktimave dhe i dëshiroi shërim të shpejtë të lënduarve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button