MPJ po kontrollon se nëse në autobusin i cili doli nga autostrada tek Slavonski Brod ka pasur shtetas të RMV-së

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme Anesa Salihu për “360 Gradë” e konfirmoi informatën nga Policia e trafikut në Slavonski Brod se autobusi i cili mëngjesin e sotëm doli nga autostrada A3 tek Slavonski Brod është nga Kosova dhe nga Maqedonia e Veriut, siç publikuan një pjesë e mediave kroate, njofton Portalb.

“Ka ndodhur tragjedi e madhe. Sipas informatave me të cilat disponojmë, në aksident jetën e kanë humbur dhjetë persona, ndërsa rreth 30 janë të lënduar dhe hospitalizuar. Ekspertiza ende po zgjat dhe duke e pasur parasysh gjendjen, ende nuk mund të marrim informata relevante se nëse midis udhëtarëve në austobus ka pasur edhe shtetas nga Maqedonia e Veriut. E angazhuam Ambasadën tonë në Zagreb që t’i ndërmarr të gjithë masat dhe presim nga ata që të na njoftojnë për situatën”, thotë Salihu.

Shefi i policisë së trafikut nga Slavonski Brod, Franjo Galiq informoi se autobusi ka qarkulluar në linjën e rregullt Frankfurt-Prishtinë. Sipas tij, ky është ndoshta aksidenti më i rëndë në trafik të cilin e ka parë deri më tani.

“kam qenë dëshmitarë në shumë aksidente, por ky është me të vërtetë i rëndë dhe mendoj se është një nga më të rëndit në të cilin kam qenë dëshmitar, Autobusi ishte përplot, por nuk mund tl them se nëse midis të pësuarve kishte edhe fëmijë. Sipas fjalëve të njerëzve, në autobus transportoheshin rreth 60 udhëtarë”, thotë Galiq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button