Turqi, Erdogan: Nuk e njoh parlamentin e BE-së

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan u shpreh sot se ”nuk e njihte Parlamentin Evropian”, njoftonte agjencia turke e lajmeve Anadolli. 

Asambleja e PE-së, të enjten e kaluar, miratoi një rezolutë që kritikonte ashpër brutalitetin e policisë turke dhe qasjen e qeverisë së Turqisë dhe të kryeministrit të Ankarasë ndaj protestave antiqeveritare. 

Erdogan, i cili që prej vitit 2005 po negocion anëtarësimin e Turqisë në BE, ka reaguar ashpër të enjten e kaluar lidhur me rezolutën e Strasburgut. 

”Nuk njoh asnjë vendim të ndërmarrë nga Parlamenti Evropian ndaj Turqisë”, shprehej prerazi ai. 

”Mos vallë e ka Parlamenti Evropian të drejtën të miratojë një qëndrim apo vendim të tillë mbi Turqinë?”, ishte një pyetje polemike e bërë sot prej tij, ndërkohë më pas u shpreh se ”nuk e njihte Parlamentin Evropian”.

Lajme të ngjashme

Back to top button