Zaev, Rama dhe Vuçiq diskutuan për organizimin e forumit në Shkup më 29 korrik

Kryeministri Zoran Zaev këtë mëngjes zhvilloi takim online në lidhje me përgatitjet për Forumin Ekonomik për Bashkëpunimin Rajonal, të bashkë-organizuar nga homologu i tij shqiptar Edi Rama dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, transmeton Portalb.mk.

“Po lidhemi edhe më shumë për të lehtësuar dhe përmirësuar jetën e të gjithë qytetarëve tanë. Ky është një Ballkan i ri evropian”, shkroi Kryeministri Zaev në profilin e tij në Facebook.

Vuçiq nga ana tjetër në profilin e tij zyrtar në Instagram bisedën e mëngjesit të sotëm me Zaevin dhe Ramën e vlerësoi si të suksesshme.

“Bisedë shumë e suksesshme me Zaevin dhe Ramën kushtuar përgatitjeve për forumin ekonomik rajonal që po organizojmë së bashku më 29 korrik në Shkup. Një iniciativë rajonale që do të na lidhë dhe do të përmirësojë jetën e të gjithë qytetarëve tanë. Së bashku ne po ndërtojmë një Ballkan të ri, ekonomik”, shkroi Vuçiq.

Në takim i pranishëm ishte edhe kreu i  Odës ekonomike të Serbisë Marko Çadezh. Në video konferencën e fundit të Zaevit, Zamës dhe Vuçiqit më 29 qershor, tre bashkëbiseduesit thanë se ishin “të vetëdijshëm se vetëm me bashkëpunimin e përbashkët dhe pranimin e bashkëpunimit rajonal brenda iniciativave të ndryshme rajonale siç janë tregu i përbashkët, Shengen rajonal, korridoret e gjelbërta ose Procesi i Berlinit mund t’i afrojmë ekonomitë tona, të rrisim mirëqenien e njerëzve tanë dhe të sjellim investime të mëdha që do të ishin të mundshme për secilin prej nesh individualisht”.

Bashkëbiseduesi tu dakorduan të takohen në Shkup më 29 korrik për të shqyrtuar përparimin në zbatimin e iniciativave dhe projekteve ekzistuese dhe për të nënshkruar marrëveshje shtesë midis tre vendeve për zbatimin e angazhimeve të Procesit të Berlinit, si dhe bashkëpunimin dhe ndihmën në rast të katastrofave natyrore lehtësim për tregtinë, eksportet dhe importet ishte një nga konkluzionet e përbashkëta në video konferencën e mbajtur para një muaji.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button