Aksident i rëndë, humb jetën një grua 59 vjeçare nga Gostivari

Sot rreth orës 13 e 15 minuta, në rrugën Gostivar-Kërçovë, në afërsi të varrezave “Novo Sello”, si pasojë e një aksident të tmerrshëm trafiku, ka humbur jetën një grua 59 vjeçare.

Aksidenti ndodhi kur një automobil “Jeep Landrover” me targa të huaja, që ka vozitur në drejtim të Mavrovës, ndërsa i kontrolluar nga 73 vjeçari I.H nga Reçani dhe “Mercedes” me targa të Prilepit që ka shkuar drejt Gostivarit, ndërsa i kontrolluar nga 24 vjeçari R.A i Dollnenit, janë përplasur mes vete. Në këtë rast çka shoferi i “Landrover”-it ka pësuar lëndime të rënda dhe është dërguar në klinikat e Shkupit, por për fat të keq, gruaja që ka qenë me shoferin ka humbur jetën rrugës për në spital.

Policia ka filluar ta hetojë rastin.

Lajme të ngjashme

Back to top button