Softuerë përgjimi janë përdorur për të sulmuar mijëra aktivistë, gazetarë e ekzekutivë biznesi
Aktivistët e të drejtave të njeriut, gazetarë dhe avokatë në mbarë botën janë vënë në shënjestër qeverive autoritare duke përdorur teknologjinë e një firme Izraelite të teknologjisë, shkruan Pcworld.al.
Të paktën 50 mijë numra janë publikuar nga mediat e mëdha të cilët besohet se janë në interesin e klientëve të kompanisë NSO Group.
Nuk dihet nga erdhi kjo listë dhe sesi mund të jenë hakuar telefonët, por NSO mohon çdo akuzë. Kompania pretendon se teknologjia e saj përdoret kundër kriminelëve dhe terroristëve dhe është e disponueshme vetëm për ushtrinë, agjencitë ligjzbatuese dhe agjencitë e inteligjencës.
Raportimet për përdorimin e softuerit njohur si Pegasus nga shtete të ndryshme u u publikuan nga media të mëdha në mbarë botën si Washington Post, the Guardian, Le Monde dhe 14 të tjera.
Pegasus infekton iPhone dhe telefonët Android dhe arrin të nxjerrë prej tyre mesazhe, telefonët, e-mail-e, të regjistrojë telefonata apo të aktivizojë mikrofonë dhe kamera.
Mediat kanë arritur të identifikojnë 1000 persona në 50 vende të ndryshme të botës numrat e të cilëve ishin në listë. Ato janë politikanë, krerë shtetërore, ekzekutivë biznesit, aktivistë dhe anëtarë të familjes mbretërore Saudite.
Mbi 180 gazetarë të Al Jazeera, CNN, New York Times janë përgjuar dhe shënjestruar. Shumica e numrave ishin nga Azerbaixhani, Bahreini, Hungaria, India, Kazakistani, Meksika, Maroku, Ruanda, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.