Kërçovë, sanohen gropat e rrugëve të qytetit

Duke filluar nga fillimi i muajit qershor në rrugët e qytetit të Kërçovës ka filluar përmirësimi i rrugëve, gjegjësisht sanimi i gropave që paraqitet problem serioz për lëvizjen e lirë të veturave.

Qytetarët e shohin këtë akt si veprim shumë të mirë të komunës së Kërçovës.

“Është gjë shumë e mirë që më në fund dikujt ju kujtua dhe mori iniciativën që të riparojë sadopak rrugët e dëmtuara. Ky është një problem me të cilin ballafaqohemi shumë shpesh ne si qytetarë dhe është dëm i madh për automjetet tona” thotë Ramadan Bajrami, qytetar.

Sanimi i gropave dhe riparimi i dëmtimeve të rrugëve do të vazhdojë deri në fillim të muajit korrik dhe gjithçka pritet të përfundojë përpara arritjes së fluksit të mërgimtarëve që do të kthehen në Kërçovë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button