Mbreti i Arabisë Saudite i uron fitoren Rohanit

Mbreti i Arabisë Saudite, apo siç njihet në botën arabe si “kujdestari i dy vendeve të shenjta Mekës dhe Medinës”, Abdullah bin Abdulaziz, i uroi fitoren Hasan Rohanit, presidentit të ri iranian, transmeton gazeta Asharq Al-Awsat.

Mbreti më tej ka shtuar se shpreson që Rohani t’i përmirësojë marrëdhëniet mes Arabisë Saudite dhe Iranit, pasi që ato, që nga caktimi i ish presidentit Ahmadinejat në krye të shtetit, ishin të përkeqësuara.

Gjithashtu, edhe Princi Selman bin Abdulaziz, dërgoi mesazh urimi deri tek autoritetet iraniane, duke shpresuar se me fitoren e Rohanit, situata në lindjen e afërt do të fillojnë të përmirësohet.

Por nga ana tjetër, një grup të forumeve sunnite kanë kundërshtuar një urim të tillë, në kohën kur Irani përkrah luftën e Bashar al-Assadit në Siri, ku janë vrarë mbi 90.000 civilë të pafajshëm. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button