Letërnjoftimet me “Republika e Maqedonisë” më së voni deri në 2024, ndryshime ligjore para deputetëve

Me këto ndryshime, zgjidhja ligjore harmonizohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe me ndryshimet kushtetuese që rezultojnë nga Marrëveshja e Prespës, gjegjësisht që emri i ri kushtetues i shtetit të jetë në dokumentet personale, transmeton Portalb.mk.

Sot, Komisioni parlamentar juridik ligjvënës do të diskutojë për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për letërnjoftimin, në leximin e parë.

Me ndryshimet ligjore, letërnjoftimet që përmbajnë mbishkrimin “Republika e Maqedonisë”, të lëshuara deri në ditën e aplikimit të këtij ligji, do të vlejnë deri në datën e skadimit të shënuar në letërnjoftimin, më së voni deri më 12 shkurt 2024.

Me ndryshimet, zgjidhja ligjore harmonizohet me Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe me ndryshimet kushtetuese që rezultojnë nga Marrëveshja e Prespës, gjegjësisht emri i ri kushtetues i shtetit të jetë në dokumentet personale.

Siç thuhet në shpjegimin e draft tekstit, miratimi i ligjit do të nënkuptojë rishikimin e aktit nënligjor me të cilin rregullohet formulari i kërkesës për lëshimin e letërnjoftimit, formularin e konfirmimit të kërkesës së paraqitur për lëshimin e letërnjoftimit, formularin e letërnjoftimit, procedura për lëshimin dhe zëvendësimin e letërnjoftimit, si dhe mënyrën e mbajtjes së evidencave të letërnjoftimeve të lëshuara, me qëllim që atë të harmonizohen me Ligjin e ri për përdorimin e gjuhëve, si dhe të bëhet harmonizimi i tyre me amendamentin kushtetues XXIII në lidhje me harmonizimin e emrit të shtetit, si dhe harmonizimi me ligjin kushtetues për zbatimin e amendamenteve nga XXXIII deri në XXXVI të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë.

Sipas qeverisë, e cila i propozon ndryshimet, Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Letërnjoftimin nuk do të shkaktojë implikime fiskale dhe zbatimi i tij nuk kërkon fonde shtesë nga buxheti i shtetit.

“Pas miratimit të Ligjit kushtetues dhe Ligjit për përdorimin e gjuhëve, Ministria e punëve të brendshme nënshkroi një Marrëveshje kornizë për blerjen e pajisjeve dhe programeve kompjuterike për përgatitje të dokumenteve personale (letërnjoftime, pasaporta, patentë shoferi dhe leje qëndrimi për të huajt), për realizimin e të cilave ishin siguruar mjete financiare në Buxhetin e Ministrisë së Brendshme në vlerë prej 6.563.436,45 euro dhe tashmë, sipas dinamikës së përcaktuar kohore, bëhet pagesa. Fondet e përmendura kanë të bëjnë me paketën  plotë të dokumenteve personale (letërnjoftime, pasaporta, patentë shoferi dhe leje qëndrimi për të huajt). Në të njëjtën kohë, vejmë në pah se fondet kthehen në përputhje me dinamikën e lëshimit të dokumenteve personale për qytetarët”, thuhet në propozim tekstin e Ligjit.

Komisioni Juridik-Ligjvënës në seancë duhet të diskutojë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për personat e paregjistruar në regjistrin e personave të lindur, me procedurë të shkurtuar, në leximin e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button