MSH: Vaksinimi në RMV rrjedh pa pengesa, interesi po rritet

Procesi i imunizimit po zhvillohen pa pengesa në të gjitha pikat në Maqedoninë e Veriut, a interesi për vaksinim çdo ditë po rritet, thonë nga Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Ata shtojnë se në pikat e vaksinimit në shtet deri në fund të ditës së djeshme janë vaksinuar gjithsej 428.081 qytetarë. Dozën e parë për vaksinimin e kanë pranuar 6.413 qytetarë, a gjatë ditës janë vaksinuar gjithsej 9.335 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 676.620 doza të vaksinës, a 248.539 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Me numrat e fundit 56% e popullatës mbi 70 vjet kanë pranuar të paktën një dozë të vaksinës, 53% nga popullata mbi 65-vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë dhe 49% nga popullata mbi 60-vjeç janë vaksinuar me të paktën një dozë të vaksinës.

Nga Ministria thonë se po rritet interesi për vaksinimin pa termin të caktuar dhe rikujtojnë se vakcinacija.mk është i hapur për caktimin e terminëve për vaksinimin e fëmijëve prej 12 deri në 16-vjeç.

“Me dozën e parë dhe pa termin të caktuar po vaksinohen personat e rritur që dëshirojnë të vaksinohen, në pikat e shtëpive të shëndetit në shtet. Procesi i vaksinimit në terren po zhvillohet në territorin e tërë shtetit, me rotacion të ekipeve mjekësore në çdo fshat, vend rural, lagje. Ueb-faqja vakcinacija.mk është i hapur për caktimin e terminëve për vaksinim të fëmijëve. Rivaksinimi po zhvillohet në sallat sportive në qytetet e Kavadarit, Kumanovës, Tetovës, Shtipit, Manastirit, Strumicës, Ohrit, Velesit dhe Prilepit, por edhe në Sallës Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup”, informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Autoritetet vazhdimisht bëjnë thirrje për vaksinim. Ministri Venko Filipçe ka deklaruar paraprakisht se Situata në lidhje me pandeminë e shkaktuar nga koronavirusi është stabile dhe nuk ka nevojë për masa shtesë restriktive për mbrojtje. Sipas tij, vaksinimi duhet të jetë fokusi dhe jo të jetojmë në restriksione.

Të premten në RMV ka arritur një donacion prej 100 mijë vaksinash “AstraZeneca” nga Greqia. Vaksinat janë shpërndarë nëpër pikat e vaksinimit dhe dedikohen për persona mbi 60 vjeç, në pajtueshmëri me strategjinë për vaksinim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button