Avokati i Popullit me apel për partitë politike: Të mos keqpërdoren fëmijët për fushata

Avokati i Popullit sot nëpërmjet një komunikate për media, u ka bërë thirrje organizatorëve të protestave, nga cili do qoftë lloj, si dhe prindërve/kujdestarëve të kenë kujdes sa u përket fëmijëve të involvuar në të njëjtat, transmeton Portalb.mk.

“Në këtë drejtim, duke e pasur parasysh domethënien e familjes për zhvillimin e plotë dhe harmonik të personalitetit të fëmijës, si dhe rolin primar të prindërve/kujdestarëve në mbrojtjen dhe avancimin e interesave dhe të drejtave të fëmijës, Avokati i Popullit, duke e respektuar të drejtën e fëmijëve që ta shprehin mendimin dhe mosmarrëveshjet për të gjitha çështjet e jetës shoqërore, sugjeron që të mos shpërfillet mundësia për keqpërdorimin e tyre, gjë që është e palejueshme dhe në kundërshtim me interesin e tyre më të mirë të fëmijës”, qëndron në kumtesë.

Më tej thuhet se, fotografitë në të cilat fëmijët marrin pjesë në protesta, si dhe fotografitë në të cilat fëmijët mbajnë banderola, edhe pse ende nuk dinë të lexojnë dhe të shkruajnë, konsiderohen të papërshtatshme nga Avokati i Popullit, prandaj ai u dërgon një thirrje të veçantë prindërve/kujdestarëve t’i qasen përfshirjes me shumë kujdes fëmijët në ngjarje të tilla, në mënyrë që të mos shkelin të drejtat e tyre dhe t’i mbrojnë ata nga çdo lloj abuzimi që mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e tyre, siç udhëzon edhe Konventa për të Drejtat e Fëmijëve.

Avokati i Popullit po ashtu, ka porositur partitë politike, që të mos përfshijnë fëmijët në video fushatat për zgjedhjet lokale.

“Avokati i Popullit përkujton se çdo fëmijë duhet të jetë i përgatitur për jetë të përgjegjshme në një shoqëri të lirë, në frymën e mirëkuptimit, paqes, tolerancës, barazisë dhe respektit të diversitetit, por dalja e fëmijëve në protestë/a nuk është mënyra e vetme për t’i mësuar ata në mënyrë kritike dhe të shprehin mospajtimin e tyre me dukuri të caktuara, përkatësisht të njëjtën ta manifestojnë publikisht. Avokati i Popullit, këtë apel ua drejton sidomos partive politike, të cilat do të përballen me zgjedhjet vendore, për shkak se viteve të fundit ka pasur një tendencë të përfshirjes së fëmijëve në video fushata, por edhe pjesëmarrjen e tyre në tubime, të cilat, ndër të tjerash veprohet në kundërshtim me Deklaratën për Mbrojtjen e Fëmijëve nga Manipulimi dhe Abuzimi Politik dhe Deklaratën për Mbrojtjen e të Drejtave të Fëmijëve të miratuara nga Kuvendi në vitin 1991 dhe 2003”, kanë theksuar nga Avokati i Popullit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button