Rasti i katërt me variantin indian të virusit korona në RMV, ka edhe katër raste të dyshimta

Në Maqedoninë e Veriut ka pasur tre raste me variantin delta (indian) të virusit korona, ndërkaq dje është konfirmuar edhe një rast tjetër. Pacienti po shërohet në Veles dhe ka fotografi të lehtë klinike. Presim edhe rezultate për edhe katër pacientë tjerë, të cilët shërohen në Shkup. Prej tyre, njëri është në respirator, a tjerët janë me fotografi stabile klinike, informoi sot ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

“Nëse konfirmohen katër rastet tjera, numri i përgjithshëm do të jetë tetë. Nuk ka lidhje epidemiologjike mes rasteve. Nuk kanë qenë të vaksinuar. Tani dalin publikime përkatëse të qëndrueshme nga Britania në lidhje me rëndësinë e fotografisë klinike dhe në lidhje me efikasitetin e vaksinave. Në lidhje me efikasitetin e vaksinave, ata mbrojnë nga fotografia më e rëndë klinike”, tha Filipçe.

Ministri tha se nga vendet e rajonit, Greqia kërkon PCR test dhe vërtetim për vaksinë dhe është vendi i vetëm në të cilin për hyrje kërkojnë dokument.

“Dhe gjithashtu është vend i vetëm i cili ka rritje të rasteve. Patjetër duhet të kemi kujdes. Në më shumë se 100 vende është regjistruar ky variant”, shtoi Filipçe.

Nëse ndryshohet gjendja epidemiologjike, Komisioni për Mbrojtje nga Sëmundjet Infektive do të mblidhet dhe do të vendos për masa eventuale. Për momentin, Filipçe tha se nuk ka trysni në spitale. Tha se tani për tani është herët të thuhet nëse do të anulohet fillimi i vitit shkollor me prani fizike.

Ndryshe, sipas një studimi të kryer në Izrael, vaksinat e Pfizer-BioNTech janë 70 për qind efektive kundër variantit shumë ngjitës Delta të koronavirusit të ri.

Varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, thuhet se është përgjegjës për më shumë se 90 për qind të rasteve të reja të COVID-it në Izrael gjatë dy javëve të fundit. Që nga dhjetori i vitit 2019, pandemia ka marrë jetën e mbi 3,97 milionë personave në mbarë botën me rreth 183,74 milionë raste të raportuara, sipas Universitetit Johns Hopkins me seli në SHBA.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button