Filipçe: Janë miratuar 498 specializimi dhe 87 subspecializime

Mjekët e rinj të mos frikësohen pasi që zbatimi i politikave që ka të bëjë në lidhje me zhvillimin e tyre profesional e bëjmë bashkë me ata, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, njofton Portalb.mk.

Ai për “Utrinski brifing” theksoi se programi për kuadrot specialist dhe subspecialist përpara dy javëve është miratuar në seancë qeveritare. Gjithsej 498 specializime dhe 87 subspecializime janë miratuar dhe do të shpallen së shpejti, në pajtueshmëri me kërkesën e institucioneve të shëndetit publik. Bëhet fjalë për studentë nga Fakulteti i Mjekësisë i “Kiril dhe Metodi” në Shkup, por edhe nga Universiteti “Goce Dellçev” në Shtip.

“Vitin e kaluar nuk është shpallur konkurs për specializime për shkak të situatës me KOVID-19, të gjitha repartet ishin kovid-reparte, mentorët ishin të zënë me trajtimin e pacientëve-kovid. Mjekët e rinj, që është diçka që të theksohet, u kyçën në trajtimin e këtyre pacientëve. Programi për specializime tanimë ka kaluar në seancë të Qeverisë dhe është miratuar. Kjo është në pajtueshmëri me kërkesat e institucioneve shëndetësore publike, aq të rinj mjekë ka për t’i dërguar në specializim. Janë të përfshirë Fakulteti i Mjekësisë në Shkup me numër më të madh, ashtu edhe Fakulteti në Shtip. 498 specializime dhe 87 subsecializime pas kalimit të kësaj në qeveri, që do të thotë se procedura administrative ka mbaruar, tani do të shpallen”, theksoi Filipçe.

Ai theksoi se Ministria e Shëndetësisë është vazhdimisht e hapur për dëgjimin dhe zgjidhjen e problemeve të mjekëve të rinj dhe të gjitha proceset dhe politikat punohen bashkë, gjegjësisht në nivel javor dëgjohen dhe janë të pranishëm vazhdimisht në ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button