RMV, nuk do të ketë masa të reja restriktive

Situata kryesisht është mirë. Nuk ka asnjë shenjë se është e mundshme që të përkeqësohet fotografia epidemiologjike. Disa ditë me radhë nuk ka trysni në spitale, nuk ka paraqitje, nuk ka numër të madh të pacientëve nëpër ambulanca, që na tregon se po konstatohet se situata është e qetë dhe nuk do të ketë masa restriktive shtesë. Kështu tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në takimin joformal me gazetarët, njofton Portalb.mk.

“Gjithkund në rajon është qetë. Edhe në Serbi edhe në Shqipëri. I ndjekim vendet ku qytetarët tanë shkojnë për pushime. Ka rritje të vogël të numrit të rasteve pozitive në Greqi, por vlerësojmë se ajo nuk është alarmante. Për atë vlerësoj se këtë verë nëse situata vazhdon kështu, nuk duhet që të miratohen masa restriktive shtesë. Por, situatën e ndjekim, ka vende ku varianti indian me shpejtësi po shpërndahet. Tani për tani nuk ka nevojë, por nëse do të paraqitet do të intervenojmë”, tha ministri.

Ai tha se nuk kanë informata për shpërndarjen e variantit indian (delta) të virusit korona.

“Nuk kam të dhëna për shpërndarjen e llojit delta, duke e pasur parasysh se ato mostra që janë testuar duhet që të bëhet analizë e testit pozitiv. Mostrat individuale tani për tani nuk tregojnë shpërndarje të variantit delta”, shtoi ministri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button