Ndërruan jetë 43 emigrantë në brigje, shpëtuan 84 të tjerë

Të paktën 43 emigrantë janë mbytur në brigjet e Tunizisë ndërsa përpiqeshin  të kalonin Mesdheun nga Libia në Itali. 84 të tjerë u shpëtuan , tha sot Gjysmëhëna e Kuqe Tuniziane, raporton ABC.

Anija ishte nisur nga Zouara, pranë brigjeve veriperëndimore të Libisë. Ajo po transportonte emigrantë nga Egjipti, Sudani, Eritrea dhe Bangladeshi, sipas organizatës humanitare.

“Forca detare shpëtoi 84 emigrantë, ndërsa 43 të tjerë u mbytën në rrënojat e një anijeje me një total prej 127 pasagjerësh në bord që kishin lundruar nga Zouara e Libisë për në Evropë,” tha anëtari i Gjysmëhënës së Kuqe Mongi Slim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button