Vetëm për dy arsye policia e Maqedonisë së Veriut gjatë ditës shqiptoi qindra dënime

Policia e Maqedonisë së Veriut vazhdoi me kontrollet intensive në respektimin e rregullave të komunikacionit në gjithë vendin, duke arritur të shqiptojë qindra dënime, transmeton Portalb.mk.

Brenda një dite janë shqiptuar 254 vozitës për tejkalimin e shpejtësisë, derisa 119 të tjerë për shkak vozitjes nën ndikim të alkoolit. Policia për këtë arsye ka kërkuar kujdes nga qytetarët.

Në qytetin e Shkupit ndërkohë janë regjistruar 212 dënime, 51 prej tyre për shkak tejkalimit të shpejtësisë, ndërsa 13 për shkak vozitjes pa leje. Dënime gjithashtu janë shqiptuar edhe për përdorim të telefonit, parkim të gabuar dhe për arsye tjera.

Policia sqaroi që 24 vozitës në gjithë vendin kanë lëvizur me shpejtësi 50 km/h më shumë se e lejuara, ndërsa pesë tjerë me shpejtësi 70 km/h më shumë se e lejuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button