Njerëz shumë dhe njerëzillëk pak!

Dallimi ndërmjet kafshës dhe njeriut qëndron m’u tek vetëdija. Mbi këtë trajektore lindin pyetje të shumta se, a thua vallë njeriu është i vetëdijshëm në përgjithësi? Në kërkim të ideales askush nuk është vënë, sepse në fund kupton që idealiteti nuk ekziston fare ndonëse mbetet vetëm dëshirë, që nuk i takon jetës së kësaj bote.

Pavarësisht rrethanave të cilat jetojmë, mbase shumë më mirë se sa para shumë viteve (në aspekt të kushteve esenciale për jetë) por kur tek ne erdhën kushtet, humbi ajo që duhet ta bart njeriu, pra njerëzillëkun. Në këtë rrafsh që duket formal apo për dikë vetëm një pikë uji në oqean, në thelb ka më shumë peshë, aty bëjnë pjesë: karakteri, morali, edukata, etika, nderi, respekti.

Përmbushja e nevojave fiziologjike nuk të bën njeri, sepse të njëjtin proces e kalon edhe kafsha. Në kohën që po jetojmë unë dhe ti, kuptimi për jetën ose ka humbur fare ose është zbehur. Pavarësisht kushteve nëse janë përmbushur ose jo, sepse edhe dikur sakrifica për dije ka qenë më e madhe por me dijen nuk humbën vlerat. Në po këtë kohë, sakrifica nuk është vënë në lëvizje dhe beteja nuk zhvillohet për dije dhe vlera por për titull, tejkalim normash dhe përvetësim pozicionesh.

Në fakt, atë që synon dija është për ta bërë njeriun të kuptojë rëndësinë dhe rolin e saj, sepse mision i dijes nuk është titulli e tejkalimi i normave për zënie pozicioni. Dikush, gjithë këtë e bën për të zënë pozicion diku, jo vetëm vend pune. Përskaj ”formatit” dije, u shthurrën dhe vlerat. Të tillë ka plot, që çdo gjë që bëhet dëshirë e grupit apo grupeve po na e mveshin si vlerë. Ndërveprimi për dije dhe vlera ka marrë trajtën e diskutimit nostalgjik.

Duhet kuptuar se përse njerëzit më pozitiv, të ditur dhe me vlera, në fund fare pavarësisht që janë të vetëdijshëm për aktin që bëjnë, atë vetëvras. Nuk është dëshirë e askujt për t’i dhënë fund jetës, por kur ai me shumë pozitivitet e entusiazëm ndeshet me egërsirën që ka emrin njeri dhe aspak nuk e ka problem për ta demotivuar e për t’ia linçuar edhe atë.

Kur ai që është i aftë dhe për aftësitë e tij trajtohet si më i çmenduri i botës duke mos i dhënë përkrahje dhe vendoset në paralele me zeron. Kur ai në inciativat e sinqerta, i’a konsiderojnë si përalla të gjyshit për nipin ose zemërgjërësia e tij vaditet nga smira e të tjerëve, që nuk janë pak. Janë m’u pritshmëritë ato sëmundje zemre, që neve na vendosin në një bosht që gjithçka ka, pos dritës.

Dikush nga pritja për mirënjohje, humbi të gjithë atë të mirë që kishte brenda vetes, sepse ne po jetojmë në epokën kur lidhjet me njëri-tjetrit janë në baraspeshë me njeriu- nevoja fiziologjike. Nuk guxojmë të themi falemnderit dhe as të ftojmë për ndershmëri reale, pa status të whatsappit. Dikujt iu desh të ndërroi jetë, që ta qajnë dhe t’i thuren mijëra e mijëra fjalë të mira, sepse në po k’të kohë më lehtë nxirret e keqja nga goja sesa e mira nga zemra, qoftë edhe e pakët. Dikujt i’u desh të sëmuret apo të ndeshet me fatkeqësi për të parë sesa vlerë ka raporti familje, farefisnore e shoqërorë mbase për 1440 minuta nuk i ndau kurrë vetëm 40 nga to për vizitë.

E kuptoni përse nuk jemi të kënaqur, sepse ne nuk dimë të duam, të respektojmë e mbi të gjitha të jetojmë. Ka të atillë (janë shumicë) që raportin familjarë e farefisnorë e kanë ndërtuar mbi bazën klienteliste, po trajtojmë njëri tjetrin sikur të jemi klientë, vetëm për t’u shërbyer dhe kur përfundon shërbimi, përfundon gjithçka. Tashmë e keni të qartë përse ata që duan, shpërndajnë buzëqeshje e dashuri në fund përfundojnë buzë greminës dhe bien në prehrin e mallkimit. Ka akoma gjëra të thjeshta që njeriun e bëjnë të lumtur, një ndër ato është të ndash kohë. Nuk kërkon asgjë më tepër pos pranisë tuaj. Nuk kërkon që të ndani nga pasuria juaj as nga më të dashurit tuaj, kërkon që vetëm të tregoni se mundësitë duhet krijuar dhe mundësitë nuk vijnë vetë. Mbase, edhe kur të jepet një mundësi si rezultat i rastësisë, ç’të mundon aq thellë për të ndarë kohë ? Ndaj kohë për të mbështetur, për të dashur, për të shpërndarë atë që di. M’u në këtë kur të gjitha i kemi, pos dijes dhe vlerës, m’u në këtë kohë kur respekti u ndërtu mbi bazën e vazalitetit, dashuria mbi atë të interesit dhe nderi mbi atë të pasurisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button