RMV, pasi tentoi të kalojë përmes testit të falsifikuar, dënim për 49 vjeçare, propozoi Prokuroria
Një qytetarë ka tentuar që përmes Aeroportit të Shkupit të lëshojë vendin duke përdorur test PCR të falsifikuar, për këtë Prokuroria Themelore Publike në Shkup propozoi dënim dy mijë euro, transmeton Portalb.mk.
“E akuzuara 49 vjeçare tentoi që lëshojë vendin përmes kalimit kufitar në Aeroportin Ndërkombëtar- Shkup, duke treguar paraprakisht document të falsifikuar, certifikatë të rrejshme mjekësorë për test PCR negative në lidhje me virusin SARS-CoV-2”, raportojnë nga Prokuroria.
Prokuroria për këtë vepër penale propozoi dënim 2 mijë euro në bazë të nenit 378, paragrafi 1 nga Kodi Penal për falsifikim të dokumenteve.