RMV, Qeveria i miratoi planet për mësim me prani fizike në shkollat e vendit

Qeveria në seancën e sontme të 83-të i pranoi planet për mbajtjen e mësimit në arsimin fillor dhe të mesëm, në pajtim me vendimet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) me hapjen e serishme të shkollave në vitin shkollor 2021/2022. 

Siç kumtoi Shërbimi për shtyp i Qeverisë, këtë vendim Qeveria e merr parasysh pas sugjerimit të MASh se shkollat janë me rëndësi thelbësore për arsimin dhe mirëqenien e fëmijëve dhe nxënësve dhe se vendimi për hapjen e serishme të shkollave bëhet me vlerësimin e përgjithshëm paraprak të rreziqeve.

Më pas janë marrë parasysh faktorët epidemiologjikë, shkalla e vaksinimit të kuadrit mësimor, sistemi arsimor, sistemi shëndetësor dhe kapaciteti i shëndetësisë publike, angazhimi i bashkësisë dhe kapaciteti shtetëror për ruajtjen e mbështetjes sociale dhe ekonomike të më të goditurve.

“Planet e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për fillimin e vitit shkollor 2021/2022 bazohen në nevojën që të fitohen përfitime maksimale për nxënësit, mësimdhënësit dhe të punësuarit në shkolla dhe në bashkësinë më të gjerë, ndërsa njëherësh të mos vijë drejt përhapjes së serishme të KOVID-19 në shtetin tonë, duke e pasur parasysh se një prej të drejtave themelore të njeriut krahas arsimit është edhe e drejta e shëndetit”, qëndron në kumtesë.

Planet i shpjegojnë hapat që duhet t’i ndërmarrin shkollat fillore dhe të mesme që t’i sigurojnë masat e nevojshme mbrojtëse dhe me këtë ta zvogëlojnë rrezikun e përhapjes së koronavirusit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button