Sot vetëm në Shkup janë regjistruar raste të reja me Kovid-19, dy persona kanë humbur jetën
Në Maqedoninë e Veriut nga 1,601 persona të testuar për Kovid-19 në 24 orët e fundit gjithsej 3 prej tyre kanë rezultuar pozitiv ndërkaq ka dy humbje jete si pasojë e virusit. 15 pacientë janë regjistruar si të shëruar, shkruan Portalb.mk.
Janë raportuar dy humbje jete : nga Shkupi (76) dhe Kumanova (75).
Rastet e reja:
- Shkup – 3.
Të shëruarit:
- Shkup – 6
- Prilep, Manastir dhe Kërçovë – nga 2 pacientë të shëruar në secilin qytet.
- Tetovë , Negotinë dhe Vinicë – nga 1 pacientë të shëruar në secilin qytet.
Ndryshe, deri më tani, janë kryer gjithsej 856,274 teste për Kovid-19 në RMV. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me virusin korona në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë është 155,627, numri i pacientëve të shëruar është 149,877, numri i atyre që humbën jetën është 5,477 dhe numri i rasteve aktive është 273.
Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/