Filipçe: Nuk planifikojmë masa restriktive, nuk ka rrezik nga lloji indian i Covid – 19 në RMV

Nuk planifikojmë masa restriktive pasi nuk shohim asnjë rrezik nga përhapja e llojit indian të corona virusit në vend, tha sot ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Ministri të shtunën tha se, deri më tani janë regjistruar dy pacientë të infektuar me llojin indian të korona virusit, por edhe se anketat epidemiologjike kanë treguar se nuk ka rrezik më të madh dhe nevojë nga masa shtesë, transmeton Portalb.mk.

I infektuari i parë u regjistrua në qershor, ndërsa paraprakisht ka qëndruar në Irak, ndërsa rasti i dytë është kolegu i tij, i cili është kthyer me fluturimin e njëjtë, por më pas i janë paraqitur simptomat.

“Pacientët nga Iraku kanë arritur të sigurt në vendin tonë me avionin e njëjtë në Shkup dhe nuk kanë pasur kontakt me persona të tjera. Pacienti i dytë pak më vonë i ka ndjerë simptomat. E ndjekim me kujdes situatën dhe gjendjen epidemiologjike, jo vetëm te ne, por edhe në vendet përreth. Nëse detektojmë se ka rrezik nga infektimi në klubet e natës dhe lokalet, atëherë do të vendosim sërish masa të veçanta”, tha Filipçe në ngjarjen në Kryqin e Kuq me rastin e Ditës Botërore të dhurimit të gjakut.

Ai tha se, të gjitha hulumtimet tregojnë se, lloji indian i virusit është më i transmetueshëm, por se të gjitha vaksinat janë efikase dhe se e ulin rrezikun e hospitalizimit dhe rasteve të vdekjes.

Mjekët në Maqedoninë e Veriut, vlerësojnë se varianti indian i koronavirusit ose siç është emërtuar së fundmi, varianti delta, është më ngjitës, por me pasqarë më të lehtë klinike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button