RMV, këtë javë pritet vala e parë e nxehtësisë me temperatura ditore mbi 40 gradë

Nën ndikimin e një mase shumë të nxehtë ajri nga jugu, në Maqedoni këtë javë do të arrijë vala e parë e nxehtësisë me temperatura ditore që do të arrijnë mbi 40 gradë në disa pjesë të vendit. Mot i paqëndrueshëm me shi të herëpashershëm, shtrëngata dhe erë të fortë mund të vazhdojë edhe sot, kurse prej nesër pason një periudhë e një moti të qëndrueshëm dhe shumë të ngrohtë me temperatura mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, transmeton Portalb.mk.

“Të martën, temperaturat do të jenë mbi 30 gradë kudo, ndërsa në ditët në vijim në shumë vende mbi 35 gradë, përderisa në pjesët më të nxehta të vendit do të arrijnë rreth 40 gradë”, informuan nga Enti për Punë Hidrometeorologjike (EPH)

Mot më i nxehtë pritet të enjten dhe të premten, kur temperaturat maksimale në pjesët juglindore të vendit do të arrijnë deri në 41 gradë celsius. Reshjet shiu nuk priten, ndërsa indeksi UV këto ditë pritet të jetë 9.

Ditëve pasuese pritet edhe era e dobët deri mesatare nga veriperëndimi, e cila në kombinim me temperaturat e larta mund të rrisë rrezikun e zjarreve në natyrë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button