Myslimanët në Britani bojkotojnë hurmat izraelite

Pothuajse tre javë përpara muajit të shenjtë të Ramazanit, Komuniteti Mysliman në Britani ka nisur një fushatë kundër përdorimit të hurmave qe janë rritur në vendbanimet e pushtuara nga Izraeli, shkruan Mesazhi.

“Ne duam që të tërheqim vëmendjen e të gjithëve, dhe i udhëzojmë ata që të kontrollojnë etiketën, dhe në këtë mënyrë të bojkotojnë produktet Izraelite.

“Blerja e këtyre hurmave, por edhe produkteve të tjera izraelite në përgjithësi, do të thotë se paratë tuaja janë duke shkuar drejt mbështetjes për vjedhjen e tokës palestineze dhe shtypjen e palestinezëve.”

Myslimanët në Britani do të shpërndajnë fletushka jashtë xhamive pas namazit ,për ti vetëdijesuar njerëzit dhe për të mos konsumuar hurma izraelite gjatë Ramazanit.

Posterat gjithashtu do të vihen në xhami dhe dyqane, për të njëjtin qëllim.

Aktivistët gjithashtu do të bëjnë një listë me supermarketet që kanë produktet Izraelite si markë të tyre, duke përfshirë qendrat si Asda, Sainsbury, Marks & Spencer, Waitrose dhe Tesco.

Fushata myslimane kundër hurmave izraelite është mbështetur nga më shumë se 20 organizata, duke përfshirë “Miqtë e Al-Aksas” dhe “Fushata e Solidarizimit me Palestinën”.

Britania është tregu më i madh i hurmave të prodhuara në vendbanimet izraelite, në Bregun e pushtuar Perëndimor.

Shumica e myslimanëve bëjnë iftar me hurma, duke ndjekur synetin e Profetit Muhamed.

Lajme të ngjashme

Back to top button