RMV, gjithsej 90 pacientë me kovid-19 po trajtohen në spitalet në të gjithë vendin
Gjithsej 90 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për kovid-19 po trajtohen në repartet infektive edhe 26 në Shkup dhe 64 në qendra kovide në të gjithë vendin vend, informuan nga Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e kaluara në qendrat kovid në Shkup dhe në vend, janë hospitalizuar 10 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga koronavirusi.
“Në Shkup është pranuar një pacient dhe 9 në spitalet në të gjithë vendin. Në 24 orët e kaluara, në shtëpi janë lëshuar 22 pacientë të shëruar. Në SPQ ‘8 Shtatori’ ka gjithsej 9 të sëmurë, kurse në Klinikën për sëmundje infektive dhe gjendje febrile ka 17 pacientë të shtrirë”, thuhet në njoftimin e MSh-së.
Përndryshe dje në vend u shënuan 15 raste të reja me Covid 19, asnjë pacient i vdekur, ndërsa ishin shëruar 15 pacientë. Me këtë, numri i personave të diagnostifikuar me Covid – 19 që nga fillimi i pandemisë ka shkuar në 155.583, numri i pacientëve të shëruar është 149.690, 5.472 pacientë kanë ndërruar jetë, ndërsa momentalisht ka 421 raste aktive.