Reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut sot kundër Austrisë do të debutojë në Kampionatin Evropian
Në ditën e tretë të EURO 2020, paraqitje debutuese në një kompeticion të madh të futbollit do të ketë reprezentacioni i Maqedonisë së Veriut në futboll. Pasdite, me fillim në orën 18, në Arenën kombëtare “Bukuresht” futbollistët e Maqedonisë së Veriut do të përballen me reprezentacionin e Austrisë, njofton Portalb.
Në dy ndeshjet e deritanishme, austriakët kanë fituar me rezultat 2:1 në Vjenë dhe me 4:1 në Shkup në vitin 2019.
Në tribunat e stadiumit në Bukuresht pritet të ketë edhe rreth dy mijë tifozë nga Maqedonia e Veriut.