Harrojnë derën çelë, u vjedhin 23.000 euro

Një çift nga fshati Orizarë i Koçanës, kanë fjetur me derën hapur dhe kanë mbetur pa kursimin prej 23.000 urosh.

Sipas denoncimit të V. E., vjedhja ka ndodhur mbrëmë në periudhën ndërmjet orës 23 dhe orës një pas mesnate. Të lodhur nga puna që kanë bërë gjithë ditën në fushë, koçanasi 44-vjeçar me familjen e tij kanë rënë të flejnë, duke e harruar hapur derën e hyrjes, dhe menjëherë i ka zënë gjumi. Dera ka qenë pak e hapur dhe kjo i ka tërhequr vjedhësit, të cilët e kanë shfrytëzuar pakujdesinë e familjarëve dhe kanë arritur t’ua vjedhin kursimin jetësor prej 20 mijë eurosh dhe 180 mijë denarë.

Koçanasi në mëngjes e ka vërejtur se nuk i ka paratë dhe rastin e ka denoncuar në polici, e cila është duke e hetura rastin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button