Sali Berisha në ‘2XL’ (VIDEO)

Berisha shkoi më në fund në “Apartamentin 2XL” dhe sikundër ishte paralajmëruar, bëri një ‘show’ të paparë. Mbrëmja e djeshme ka fiksuar përpara ekranit të “Vizion Plus” me mijëra njerëz, të cilët ndoqën me kërshëri puntatën e fundit të “2XL”- së për këtë sezon. Gjatë spektaklit kryeministri tregoi mjaft histori interesante nga jeta e tij.

Në fund të spektaklit kreu i mazhorancës tha se: “Edhe pas 30 vjetësh këtu do të më keni” dhe u shpërndau dhurata artistëve pjesëmarrës. Kështu, producentit Turjan Huska i dhuroi një urë të gdhendur me logon e “Apartamentit 2XL”, duke qenë se qeveria e tij ka ndërtuar dhe po vazhdon të ndërtojë rrugë.

Julit i dhuroi një bluzë të kombëtares me numrin 10, në të cilën ishte stampuar emri e mbiemri i aktorit shkodran, Jul Deda dhe emri i kryeministrit, Sali Berisha. Aktorit tjetër, Albano Bogdo, kryetari i maxhorancës i dhuroi një lahutë, që të mësojë të këndojë edhe këngë nga veriu, ndërsa Gentian Zenelajt një suvenir që simbolizon Shëngjinin me një peshkatar që kishte fytyrën e tij të gdhendur. Lisës kaçurrele kryeministri i dhuroi një karficë dhe një buqetë me lule, ndërsa shpërndau edhe dhurata të tjera simbolike për të gjithë aktorët e “2XL”, apartamentit më të famshëm në Shqipëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button