Qytetarët e Maqedonisë së shpejti do të kenë qasje në certifikatat digjitale shëndetësore në përputhje me standardin “Smart Health Card”

Rrjeti “CommonTrust” dhe Forumi Ekonomik Botëror, në kuadër të projektit “The Commons Project”, krijuan aplikacionin “CommonPass”, me qëllim krijimin e një platforme ndërvepruese për njohjen reciproke të certifikatave të vaksinave dhe testeve laboratorike për covid-19 midis vendeve, informuan nga Ministria e shëndetësisë, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e Shëndetësisë, si mbështetëse e zhvillimit të zgjidhjeve teknologjike me standarde ndërkombëtare, bashkohet me rrjetin “CommonTrust” për lëshimin e certifikatave digjitale të shëndetit përmes aplikacionit të ri “CommonPass”, njoftojnë nga resori i shëndetësisë.

Me këtë hap, shtojnë prej atje, do të rriten mundësitë që qytetarët e Maqedonisë të marrin certifikatë digjitale të shëndetit në përputhje me standardin global “Smart Health Card”.

“Kjo për qytetarët do të thotë se ata do të mund të dokumentojnë statusin kovid-19 me qëllim që të mund të udhëtojnë në vendet e tjera dhe t’u përgjigjen kërkesave në pikat kufitare të vendeve të tjera, duke mbrojtur privatësinë e tyre”, potencojnë nga ministria.

Me “CommonPass”, në mënyrë të thjeshtë mund të shkarkojnë rezultatet e testit Covid-19 dhe certifikatën w vaksinimit dhe të tregojnë statusin shëndetësor gjatë hyrjes në një vend tjetër pa zbuluar informacione të tjera personale shëndetësore.

Për atë qëllim, në shenjë të mbështetjes, nga Ministria e Shëndetësisë thonë se do t’i informojnë të gjitha strukturat përkatëse, të cilat janë të përfshira direkt ose indirekt në këtë fushë (Instituti i Shëndetit Publik dhe laboratorët e certifikuar publik dhe privat) për qëllimin e këtij aplikacioni dhe mundësitë që i njëjti ua ofron.

Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë inkurajon të gjithë institucionet dhe laboratorët e interesuar që të kontaktojnë drejtpërdrejt me rrjetin “CommonTrust” me qëllim që të bashkohen në bazën e të dhënave të institucioneve të akredituara dhe të certifikuara – partnerët e “CommonPass” të cilët do të mund të lëshojnë certifikata testesh me kod QR, të cilin më pas qytetarët do ta skanojnë në celularët e tyre me qëllim krijimin e një certifikate digjitale.

“Në këtë mënyrë, institucionet dhe laboratorët do të mund të lëshojnë certifikata për përdoruesit e aplikacionit që do të njihet si i mirëfilltë, relevantë dhe të besueshëm ndërkombëtarisht. Me futjen e njlaplikacioni të tillë, qytetarëve të Maqedonisë u ofrohet fleksibilitet në zgjedhjen e ofruesit dhe mënyrën se si do të marrin konfirmim digjital falas të statusit të tyre të imunizimit dhe rezultateve të testeve covid-19”, potencohet në kumtesë.

Të gjithë të interesuarit që duan të përfshihen në rrjetin CommonTrust do të kenë mbështetje teknike dhe administrative për aplikacionin në tregun maqedonas. Ka filluar komunikimi me institucionet e akredituara që janë të interesuara t’i bashkohen kësaj nisme.

Njëkohësisht, nga kjo ministri udhëzojnë të gjithë qytetarët e interesuar që më shumë informacione në lidhje me aplikacionin të lexojnë në faqen commonpass.mk.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button