BE pagoi 80 milionë euro ndihmë makro-financiare në Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian vazhdon që të qëndrojë pranë partnerëve të tij në fqinjësi gjatë pandemisë. Komisioni Evropian, në emër të BE-së sot ka ka bërë pagesën e mjeteve në kuadër të programeve të tij për Ndihmë Makro-Financiare (NMF-MFA) për Maqedoninë e Veriut. Pagesa në vlerë prej 80 milion eurove për Maqedoninë e Veriut është  pjesë e pakos prej 3 miliard euro të NMF për 10 partnerët e zgjerimit dhe miqësisë, që synon që t’i ndihmojë ata që të kufizojnë pasojat ekonomike nga pandemia e virusit korona.

Për Maqedoninë e Veriut, kjo është pagesa e dytë dhe e fundit nga programi NMF në vlerë prej 160 milion EURO: Maqedonia  në kuadër të programit ka përmbushur kushtet e politikës të dakorduara me BE-në për lëshimin e pagesës të dytë në vlerë prej 80 milion EURO. Kjo ka përfshirë masa të rëndësishme për të përforcuar qeverisjen fiskale dhe transparencën, luftimin e korrupsionit, rritjen e mbikëqyrjes në sektorin financiar, përmirësimin e mjedisit të biznesit, dhe luftimin e papunësisë të të rinjve.

Në të njëjtën kohë, vendi vazhdon që të përmbush parakushtet për dhënien e Ndihmës Makro-Financiare, duke përfshirë një sistem shumë parlamentar dhe sundimin e ligjit.

Paolo Gentiloni, Komisioneri për Ekonomi, ka thënë: “Sot shënojmë një hap tjetër konkret përpara në luftën kundër pasojave nga pandemia KOVID-19 me përfundimin e suksesshëm të ndihmës makro-financiare për Kosovën, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut dhe pagesën e parë për Tunisin. BE mbetet më e përkushtuar se gjithmonë për të mbështetur fqinjët e saj në këto kohë të vështira.”

Me pagesat e sotme për Maqedoninë e Veriut, Malin e Zi, Kosovën dhe Tunisin, BE ka përfunduar me sukses tre nga dhjetë programet e NMF në pakon NMF me vlerë 3 miliard euro për KOVID-19, dhe ka bërë pagesat e ndihmës për të gjithë partnerët përveç për njërin prej tyre. Partneri i fundit, Bosnja dhe Hercegovina, do të pranojë këstin e saj të parë, një hua në vlerë prej 125 milion euro, pasi që të ratifikojë Memorandumin e Mirëkuptimit.

Ndryshe, NFM është pjesë e angazhimit më të gjerë të BE-së me shtetet fqinje dhe shtetet e zgjerimit dhe është dedikuar si një instrument i jashtëzakonshëm i BE-së si përgjigje ndaj krizave. Është në dispozicion për shtetet e zgjerimit dhe shtetet e fqinjësisë të BE-së të cilët kanë përjetuar probleme të vështira në bilansin e pagesave. Kjo demonstron solidaritetin e BE-së me këto vende dhe mbështetjen e politikave efektive në kohë të një krize të pa precedentë.

Vendimi për sigurimin e ndihmës makro-financiare për Maqedoninë e Veriut dhe nëntë partnerëve tjerë të zgjerimit dhe të fqinjësisë në kontekst të pandemisë KOVID-19 ishte propozuar nga Komisioni në 22 prill dhe ishte miratuar nga Parlamenti Europian dhe Këshilli në 25 maj të vitit 2020.

Përveç NMF, BE-ja mbështet Fqinjësinë dhe Ballkanin Perëndimor përmes instrumenteve të shumta të tjera, duke përfshirë ndihmën humanitare, mbështetjen e buxhetit, programet tematike, ndihmën teknike, mjete të përziera dhe garanca nga Fondi Europian për Zhvillim të Qëndrueshëm për të mbështetur investimet në sektorët më të ndikuar nga pandemia me virusin korona.

Pagesat e mëparshme nga pakoja NMF për KOVID-19:

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button