​​PADRONË, BUKË DHE FESTA

“Panem et circenses”  tha poeti romak Juvenali. ​

Sa më shumë të kënaqur vetëm me bukë e festa.

Sa më shumë të mpirë.

Sa më shumë indiferentë ndaj jetës së përbashkët.

Sa më shumë njerëz që u ikin detyrave shoqërore.

Sa më shumë njerëz që besojmë se jetojnë në vendin më të bukur e më të lumtur.

Udha drejt pushtetit ushqehet me miell dhe spektakle.

​”Bukë e festa” që ta harrojmë përditshmërinë e lodhshme.

Që të dalim nga realiteti.

Që të hyjmë në botën e mirazheve.

Që të besojmë se jemi qendra e botës.

Që të besojmë në lavditë e historisë.

Që të lartësojmë kreshnikë imagjinarë.

Që t’u besojmë verbërisht idhujve të cilët na kanë premtuar të ardhmen e ndritur.

Sa më shumë festa, mendime të lodhshme, heronj dhe histori të shkruar nga fituesit.

​​Sa më shumë kremtime fitoresh imagjinare, më të trishta se sa humbjet.

​​Sa më shumë fshatra Potemkini, që ta mashtrojmë prijësin se vërtet ka bërë vepra të përjetshme.

​Sa më shumë keqzanim artistësh të kënaqur nga lajkat e prijësve.

​​Spektakle, sa më shumë spektakle.

Sa më shumë reklamë dhe mitologji moderne.

​​Sa më shumë banalitete dhe sa më pak përqendrim te problemet reale jetësore.

Bukën e përditshme dhe festat falna sot!

Shkrimi është shkruar enkas për Portalb.mk. Të drejtat e publikimit i kanë vetëm Portalb.mk dhe autori, sipas marrëveshjes mes tyre.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button