Gjykata Kushtetuese shfuqizoi nenin e Ligjit për bankat, të dëmtuarit e “Eurostandard Bankës” të kënaqur

Në seancën e sotme, Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizojë nenin 163, paragrafi 3 të Ligjit për bankat, me çka zyrtarisht pranoi kërkesën e Shoqatës për personat e dëmtuar fizik dhe juridik të Eurostandard Bankës “Drejtës për depozituesit”. Paragrafi i diskutueshëm 3 i nenit 163 është një nga nenet që rregullonte pjesën për procedurën e falimentimit të bankave, transmeton Portalb.mk.

Në paragrafin e tretë të deritanishëm të nenit 163 thuhej se arkëtimet e Fondit për sigurimit të depozitave në bazë të pagesave të depozitave të siguruara paguhen para kursimeve të kreditorëve të tjerë. Shoqata “Drejtësi për depozituesit” shpreson që pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, personat  e dëmtuar fizikë dhe juridikë  të marrin trajtim të barabartë me Fondin e sigurimit të depozitave.

“Nuk bëhet fjalë çrregullim të sigurisë dhe stabilitetit të sistemit bankar, aq më pak të sistemit financiar, por të një zgjidhjeje ligjore të keqe dhe antikushtetuese me të cilën personat fizikë, veçanërisht personat juridikë, si depozitues të bankave, në rast falimentimi janë të vendosur në një pozitë të pabarabartë dhe diskriminuese në lidhje me Fondin shtetëror të sigurimit të depozitave”, thonë nga Shoqata për personat e dëmtuar fizikë dhe juridikë të Eurostandard Bankës.

Përmes njoftimit për media, Shoqata falënderoi gjykatësit kushtetues që u rreshtuan në mbrojtjen e kushtetutshmërisë.

Përveç kësaj shoqate, në periudhën e kaluar, reaguan edhe personat juridikë që nuk kompensohen nga Fondi shtetëror i sigurimit të depozitave në rast të dështimit të bankës, ndërsa fondet e të cilëve mbesin të bllokuara në Eurostandard Bank me hapjen e procedurës së falimentimit. Ata argumentuan se sipas Nenit të diskutueshëm paragrafi 3, Fondi shtetëror për sigurimin e depozitave ka monopol në mbledhjen e depozitave në lidhje me personat fizikë dhe juridikë që ishin depozitues të bankës së falimentuar.

Sipas këtij neni, kur banka falimenton i jep përparësi për pagesë të Fondit për Sigurim të depozitave i cili paguan rimbursimin e garantuar ligjërisht deri në 30,000 euro për çdo kursimtar. Të dëmtuarit thonin se kjo nuk është e drejtë ndaj atyre që kanë pasur depozita më të larta, por edhe ndaj kompanive që nuk kanë pasur garanca.

Nga ana tjetër, shumica në Gjykatën Kushtetuese vlerësonte se Fondi për Sigurimin e depozitave nuk është puna e tyre, por edhe se ai është në funksion të stabilitetin në sistemin bankar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button