Pas tre viteve Izraeli dhe Palestina sërish negociojnë

Negociatorët izraelit dhe palestinez pas tre viteve i janë rikthyer tavolinës negociatore.

Kryenegociatori izraelit Cipi Livni dhe homologu i tij palestinez Saeb Erekat janë ulur bashkë në iftarin që ka shtruar sekretari Amerikan i Shtetit Xhon Keri në departamentin e shtetit, që ka shënuar edhe fillimin solemn të këtyre bisedave paqësore.

Asnjë nga palët e përfshira në negociata nuk ka komentuar për mediet pas takimit.

Në iftar ka marr pjesë edhe Martin Indik, të cilin Keri e ka caktuar se emisar të SHBA në këto negociata, pak orë para takimit të hënën mbrëma në Uashington.

Negociatat janë ndërprerë në shtator në vitin 2010 pas vendimit të Qeverisë izraelite që të fillojë me ndërtimin e lagjeve të reja ardhacake hebraike në Jerusalemin Lindor dhe në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.

Lajme të ngjashme

Back to top button