Aksident hekurudhor në Zvicër, një i vdekur e 44 të plagosur (VIDEO)

Të paktën një person ka vdekur dhe 44 të tjerë janë plagosur nga përplasja e dy trenave në kantonin Vaud të Zvicrës, mbrëmjen e së hënës.  

Sipas autoriteteve 5 viktima nga ky aksident hekurudhor janë në gjendje të rëndë.

Aksidenti ka ndodhur në Grange-pres-Marnand, ndërsa ekipet emergjente dhe zjarrëfikësit kanë punuar gjatë natës për të kontrolluar nëse ka persona nën rrënojat e vagonëve.

Mediat lokale raportojnë se në momentin e aksidentit, njëri prej trenave ishte nisur  në drejtim të Laussane, kurse tjetri nga drejtimi i kundërt po bëhej gati të ndalej në stacion. 

Lajme të ngjashme

Back to top button