Ministria e Kulturës ende e pret Policinë Financiare për pagimin e projekteve kulturore të vitit 2020

Ministria e Kulturës informon se ende nuk ka filluar me procedurën e pagesës për projektet kulturore për vitin 2020. Ministria thotë se pret që Policia Financiare ta mbarojë hetimin, njofton Portalb.mk.

“Ministria po bën përpjekje që t’ua japë paratë shfrytëzuesve të cilët i kanë realizuar projektet për vitin 2020, nga programi për veprimtari muzikore dhe skenik-artistik, por edhe për folklor, veprimtari skenike-artistike dhe veprimtari multidisiplinare. Jemi të vetëdijshëm që Ministria se prolongimi i këtillë shkakton pasoja te shfrytëzuesit. Ministria e Kulturës ende e pret përfundimin e hetimit që e kryen Policia Financiare për mbështetjen e projekteve të zgjedhore nga Konkursi Vjetor për Financim të Projekteve të interesit nacional për kulturën për vitin 2020. Për atë, Ministria e Kulturës edhe në këtë periudhë i ka ndërmarrë të gjitha masat për tejkalimin e gjendjes dhe Qeverisë i ka dorëzuar propozim për zgjidhje të kësaj situate”, thonë nga Ministria.

Ndryshe, ndërprerjen e pagesave e miratoi Qeveria në fillim të muajit shkurt dhe e udhëzoi Ministrinë e Kulturës që të thërrasë inspektim financiar.

“Qeveria rishikoi dhe miratoi Informacionin mbi detyrimet e përgjithshme të papaguara të Ministrisë së Kulturës për projektet e zgjedhura në Konkurset Vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në kulturë për vitin 2020 dhe udhëzoi Ministrinë e Kulturës të mos i paguajë fondet për përdoruesit pa përcaktuar bazën ligjore për ato fonde”, thanë nga Qeveria më 9 shkurt.

Qeveria obligoi Ministrinë e Financave, përmes Sektorit për Inspektimin Financiar, të kryejë kontroll në Ministrinë e Kulturës, e cila u obliguar që pas kryerjes së kontrolleve financiare të informojë Qeverinë.

Bëhet fjalë për  projekte nga Programi vjetor për projekte me interes publik në kulturë, i cili u miratua gjatë mandatit të ministrit të mëparshëm të Kulturës Hysni IsmailiIrena Stefoska është ministre e Kulturës që nga 31 gushti i vitit 2020.

Stefoska në nëntor tha se pagesa e projekteve kulturore ishte vonuar pasi revizioni i brendshëm në Ministrinë e Kulturës shqyrtoi pse në korrik dhe gusht janë përfunduar aneks marrëveshjet për rritjen e shumave në aktivitete të caktuara dhe u pranuan projekte pas ankesave të cilat më parë ishin refuzuar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button