Shkup, gruaja e re që vdiq nuk ishte lehonë dhe nuk është e vërtetë që i ishin prerë zorrët në vend të kordonit kërthizor

Në Klinikën për kirurgji abdominale, vdiq një paciente 33 vjeçar, e cila gjatë ditës së djeshme për shkak të operacionit të komplikuar nga Klinika për Gjinekologji dhe akusheri, ishte transferuar në klinikën edhe parë ku edhe kishte ndërruar jetë, transmeton Portalb.mk.

Pas reagimeve në rrjetet sociale se bëhet fjalë për një grua në lindje, së cilës i ishin prerë  zorrët në vend të kërthizës, drejtoresha e Gjinekologjisë dhe akusherisë, dr. Viktorija Jovanovska, e cila kreu operacionin dhe u përmend si fajtore për vdekjen e gruas së re, për Sloboden Peçat tha se bëhet fjalë për dezinformim.

“Më vjen shumë keq për jetën e humbur. Por nuk është e vërtetë se bëhet fjalë për një grua në lindje dhe se në vend të kordonit të kërthizës, i ishin prerë zorrët. Pacientja iu nënshtrua një operacioni për shkak të një miome të madhe, me rritje të shpejtë muajt e fundit. Nuk ishte aspak rast i lehtë, pacientja më parë ishte operuar nga plenektomia, gjegjësisht iishte hequr shpretka. Unë, për motive njerëzore, pikërisht për shkak të rritjes së shpejtë të tumorit, e futa pacienten në operacion në një kohë kur kishim program të reduktuar në klinikë”, tha në deklaratën për “Sloboden peçat” drejtoresha e KGjA, Viktorija Jovanovska.

Ndryshe, dje KGjA doli me deklaratë në të cilën informonin se pas marrjes së informacionit nga Kirurgjia digjestive për ndërlikimet dhe rezultatin e dobët të pacientes, në mënyrë urgjente u takua Komisioni i kontrollit të cilësisë në ISHP KGjA- Shkup dhe e shqyrtoi të gjithë dokumentacionin nga pranimi deri në shkarkimin nga Klinika për kirurgji digjestive.

“Komisioni arriti në përfundimin se pacientja ishte kuruar dhe trajtuar sipas të gjitha protokolleve, nën mbikëqyrje të lartë profesionale, për shkak të gjendjes së saj të mëparshme dhe se është vepruar me ilaçe dhe trajtim për pacientë me rrezik të lartë. Komisioni për kontrollin e cilësisë në ISHP KGjA do të takohet përsëri pasi të marrë gjetjen e mjekësisë ligjore. ISHP KGjA- Shkup i shpreh ngushëllime të thella familjes së pacientes së ndjerë për humbjen e tyre të madhe”, thuhet në deklaratën e Klinikës për Gjinekologji dhe Obstetrike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button