Shkupi 2014: Objekti i ri i AKE-së do të kushtojë mbi 10 milionë euro

Agjencia për komunikime elektronike (AKE) do të paguajë pothuajse 1 milion euro të tjera për ndërtimin e ndërtesës së saj administrative që e ndërton pranë bregut të lumit Vardar, si pjesë e kompleksit të objekteve administrative që ndërtohen në kuadër të projektit “Shkupi 2014”, njofton Utrinski Vesnik.

Vetëm deri tani objekti i ri i AKE-së kushton 10 milionë euro, nëse merret parasysh marrëveshja kryesore për ndërtim, që kishte vlerë prej 8,5 milionë euro, ndërsa për rregullimin e brendshëm, Agjencia nënshkroi marrëveshje në vlerë prej 1,2 milionë eurove. 

Edhe punët shtesë, për të cilat para do kohësh AKE-ja nënshkroi aneks, do t’i realizojë NN “Granit”.

“Marrëveshja është nënshkruar nëpërmjet negociatave, pa shpallje paraprake, për shkak se punët ose shërbimet e tilla plotësuese nuk mund të ndahen teknikisht ose ekonomikisht nga marrëveshja kryesore pa shkaktuar probleme më të mëdha për pranuesin e shërbimeve”, thuhet në arsyetimin e aneksit të nënshkruar, që është publikuar në ueb-faqen e Byrosë për furnizime publike. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button