Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të vaksinohet nesër

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do të vaksinohet kundër Covid – 19 nesër në orën 12:00 në sallën sportive “Boris Trajkovski” në Shkup, transmeton Portalb.

Pas vaksinimit, është paraparë që të jepen deklarata për mediat.

Kujtojmë se, kryeministri Zoran Zaev është vaksinuar sot në sallën sportive “Boris Trajkovski”, me vaksinën Sinofarm. Ai tha se përzgjedhja e vaksinës është bërë rastësisht, përkatësisht ajo që ka qenë në dispozicion kur është vaksinuar kryeministri.

“Sapo kreva obligimin tim personal por edhe qytetar, mora dozën e parë të vaksinës Sinofarm, përkatësisht ajo që momentalisht ishte në dispozicion kur më erdh radha, në përputhje me planin nacional për imunizim. Ndjehem shkëlqyeshëm dhe do ta vazhdoj agjendën time ditore edhe në orët e pasdites së sotme. Me dozat e vaksinës që arritën javën e kaluar, si dhe me të gjitha sasitë e dakorduara dhe të konfirmuara që do të arrijnë në periudhën e ardhshme besoj se deri në fillim të verës do të kemi përqindje të lartë të popullatës që do të jetë e vaksinuar dhe ajo do të sjellë në ndryshim të pasqyrës së epidemisë te ne”, deklaroi kryeministri pasi mori dozën e parë të vaksinës Sinofarm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button