Sot do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale në Ligën e Evropës
Sot (e enjte) janë në orar të zhvillohen takimet e para gjysmëfinale të Ligës së Evropës. Pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve gjatë të martës dhe mërkurës, tani radha i ka ardhur edhe ndeshjeve të Ligës së Evropës që do të zhvillohen sot, shkruan Telegrafi.
Edhe gara e dytë elitare evropiane ka hyrë në fazën e nxehtë dhe sot do të zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale.
? The journey continues!
ℹ️ Semi-final first legsWho are you backing to reach the final? ?@UKEnterprise | #UELFixtures | #UEL
— UEFA Europa League (@EuropaLeague) April 29, 2021
Klube të mëdha si Manchester Unitedi, Arsenali, Roma dhe Villarreali do të tentojnë ta bëjnë hapin e parë drejt finales.
Djajtë e Kuq janë nikoqir të Giallorossëve në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nga ora 21:00 në Old Trafford.
Our #UEL semi-final first leg has arrived ✨#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) April 29, 2021
Në ndeshjen tjetër, Villarreali e pret Arsenalin nga ora 21:00 në ndeshjen që pritet të luhet në ‘Estadio de la Ceramica’.